Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur!

Në Las Vegas është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur, e cila ka mbetur e pazbardhur prej 27 vitesh.  Sipas CNN, personi i arrestuar është Duane “Keffe D” Davis, teksa është ende e paqartë se cilat janë akuzat e ngritura ndaj tij, për një ndër ngjarjet më rënda në historinë e muzikës amerikane.

Davis është emër i njohur për vrasjen e reperit sepse ai ka pranuar nëpër intervista dhe në librin e tij, “Compton Street Legend” se ishte brenda Cadillac-ut nga ku dolën të shtënat drejt Tupac

Arrestimi erdhi disa muaj pasi autoritetet kontrolluan një shtëpi në Nevada, në pronësi të gruas së të arrestuarit.

Kur policia kontrolloi shtëpinë e gruas së Dejvisit në korrik, ata sekuestruan një kopje CD të kujtimeve të autorit të Davis, duke detajuar jetën e bandës së rrugës dhe vrasjen e Shakurit.  Davis e përshkruan veten si një nga dy dëshmitarët e gjallë të vrasjes së Shakurit, tjetri është Marion ‘Suge’ Knight, ish-CEO i Death Row Records, i cili tani po vuan dënimin në burg për vrasje nga pakujdesia në një rast tjetër

Lidhur me arrestimin, zyrtarët e Departamentit të Policisë Metro të Las Vegas pritet të mbajnë një konferencë shtypi.

Shakur u qëllua dhe u vra ndërsa po largohej nga një ndeshje boksi në Las Vegas Strip. Vdekja e tij e parakohshme kur ishte vetëm 25 vjeç, ka qenë objekt i teorive konspirative dhe një hetimi prej dekadash.

BMW 7-Series e vitit 1996, makina në të cilën u vra Tupac Shakur, është duke kërkuar një shtëpi të përhershme, por që çmimi i saj është mjaft i lartë. Car Scoops kishte shkruar edhe më herët për makinën e njëjtë, atëherë kur kishte dalë në shitje nga Celebrity Cars në Las Vegas, me një çmim prej 1.75 miliard dollarëve. Makina mbetet në shitje që nga ajo periudhë, me shitësin i cili akoma kërkon çmimin e njëjtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE