Ish-komandantit të Wagner-it i kërkohet të formojë korpusin e vullnetarëve në Ukrainë!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-komandantit të Wagner-it i kërkohet të formojë korpusin e vullnetarëve në Ukrainë!

Presidenti rus, Vladimir Putin ka angazhuar një ish-ndihmës të shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin që të mbikëqyrë njësitet vullnetare për të luftuar në Ukrainë. Kjo sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Referuar luftës në Ukrainë e që vazhdon prej shkurtit të vitit të kaluar, Putin citohet t’i ketë thënë Andrei Troshevit:

Në takimin e fundit, ne kemi biseduar që ju të mbikëqyrni formimin e njësiteve vullnetare që mund të kryejnë detyra të ndryshme në zonën ku po zhvillohet operacioni special ushtarak në Ukrainë.

Mësohet se në këtë takim, në të cilin ka marrë pjesë edhe zv.ministri rus i Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov u theksua nevoja për integrim të luftëtarëve të Wagner-it në ushtrinë e rregullt ruse, pas rebelimit të shkurtër të këtij grupi mercenar në Rusi, në fund të muajit qershor të këtij viti.

Dy muaj më pas, Prigozhin, themelues e drejtues i këtij grupi humbi jetën me 9 persona të tjerë kur avioni i tij privat i nisur nga Moska për në Shën Pjetërburg, u rrëzua më 23 gusht, çka ngriti dyshime e spekulime të shumta.

Duke iu kundërvënë drejtuesve të ushtrisë ruse, Prigozhin nisi një rebelim të shkurtër më 24 qershor. Këtë veprim, analistët e komentuan si sfidën më të madhe për Putinin.

Më pas, Prigozhin e ndali rebelimin pas arritjes së një marrëveshjeje me Kremlinin e që përfshinte largimin e tij në Bjellorusi, si dhe pezullimin e ndjekjes penale për ish-aleatin e ngushtë të presidentit të Rusisë.

Ndërkaq, ish-ushtaraku u lartë Troshev, një kolonel në pension dhe i njohur me nofkën “Sedoi” është nga vendlindja e Vladimir Putinit, Shën Pjetërburgu dhe si veteran u dekorua për fushatat e Kremlinit në Afganistan, Çeçeni e po ashtu në Siri.

Ai ka qenë një prej liderëve të grupit Ëagner në Siri, për çka është përfshirë në listën e sanksioneve të Bashkimit Europian në vitin 2021.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE