“Kohë reflektimi dhe dhembshurie”/ Muaji i shenjtë i Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Ushqeftë kjo ngjarje shpirtin dhe përkushtimin!

vovalbania March 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kohë reflektimi dhe dhembshurie”/ Muaji i shenjtë i Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Ushqeftë kjo ngjarje shpirtin dhe përkushtimin!

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit, teksa urimin për myslimanët e bëri edhe kryeministri Edi Rama.

Ai shkruan se kjo është një kohë reflektimi dhe dhembshurie shpirtërore.

“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë🌔 Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime🤝 Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve❤️ Ramazan të paqtë e bujar🌙”, shkruan Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50184 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE