Pas BBV, Efi Dhedhes pjesë e këtij emisioni në “Top Channel”?

vovalbania September 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas BBV, Efi Dhedhes pjesë e këtij emisioni në “Top Channel”?

Efi Dhedhes u përfol shpesh në rrjet se mund të ishte moderatore e “Përputhen”, megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi pasi vetëm pak ditë më parë, Megi Pojani konfirmoi se do të jetë ajo prezantuesja e programit të dashurisë.

Mirëpo kjo nuk i ndaloi aludimet e ndjekësve, duke ngritur dyshime se ajo do të jetë pjesë e emisionit të njohur, “Dancing With The Stars”.

E për këtë të fundit, një përgjigje publike e ka dhënë vetë “e zonja e punës”.

Në një bisedë virtuale që ka patur me ndjekësit e saj, Efi ka përzgjedhur t’ju përgjigjet disa pyetjeve të ardhura nga fansat e saj dhe njëra prej tyre ka qënë nëse do të ishte pjesë e “Dancig with the Stars”.

“A do të shohim konurrente diku?“, pyetje të cilën ndjekësi e ka shoqëruar me një fustan të kuq duke kërcyer, që qartazi i referohet “Dancing with the Stars”.

“E kam mbyllur me konkurrimet“, i është përgjigjur Efi, duke lënë kështu të nënkuptohet se ajo nuk do të jetë pjesë e edicionit të dytë të “Dancing”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE