Konsumoni bajame para se të flini, nëse doni të bëni një gjumë të qetë!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konsumoni bajame para se të flini, nëse doni të bëni një gjumë të qetë!

Gjumë jo i qetë, i parehatshëm dhe jo çlodhës. Të gjithë hasim probleme me gjumin ndërkohë që një nga faktorët kryesorë të gjumit jo të qetë lidhet drejtpërdrejtë me mënyrën e të ushqyerit. Dietologë dhe studime të shumta kanë treguar se disa ushqime të cilat konsumohen para se të flemë ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

E për rrjedhojë ndihmojnë organizmin dhe trupin që të çlodhet dhe të relaksohet gjatë orëve kur është në gjumë. Një nga produktet më të rekomanduara janë bajamet. Midis të gjitha ushqimeve të tjera, bajamet përmbajnë të gjithë përbërësit që ndikojnë direkt në përmirësimin e gjumit.

Konsumimi i bajameve ndihmon trupin të gjejë menjëherë qetësinë e nevojshme për të rënë në gjumë. Bajamet janë të pasura me proteina dhe izolojnë urinë e tepërt në darkë. Por më shumë se sa frenojnë urinë ato përmbajnë pesë elementë të rëndësishëm ushqyes të cilët përmirësojnë gjumin.

Të pestë këto elemente bashkëveprojnë duke i shndërruar bajamet në një ushqim të fuqishëm që shmangin urinë e tepërt, qetësojnë muskujt dhe nervat dhe ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë. Ndaj dhe nuk ka asnjë çudi se përse bajamet konsiderohen një superushqim.

Triptofani është një amino acid i cili prodhon dy neurotransmetues kyç, melatoninën dhe serotoninën. Melatonina ndihmon në mirëmbajtjen e regjimit të trupit, që ju të flini në darkë dhe të zgjoheni në mëngjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE