“Mos e hapni deri në 2085-n’: Ç’fshihet pas letrës misterioze të mbretëreshës Elizabeth II

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mos e hapni deri në 2085-n’: Ç’fshihet pas letrës misterioze të mbretëreshës Elizabeth II

Një vit pas ndarjes nga jeta të monarkes më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe, misteri i letrës mbretërore ka “pushtuar” mediat sociale.

Detaji i vetëm që është zbuluar është fakti që marrësi i kësaj letre të mbyllur në zarf është populli australian.

Mbretëresha Elizabeth II e pëlqente shumë Australinë dhe e ka vizituar këtë kontinent zyrtarisht mbi 16 herë gjatë jetës së saj.

Monarkja e ka shkruar letrën në vitin 1986 gjatë një vizite në Sidnei për të festuar restaurimin e ndërtesës së mbretëreshës Victoria.

Në zarf, Elizabeth shkroi udhëzime për kryetarin e bashkisë që do të ishte në detyrë në vitin e caktuar, pra dikush që as nuk kishte lindur në atë kohë:

“Në një ditë të zgjedhur nga ju në vitin 2085 ju mund ta hapni këtë zarf dhe të përcillni mesazhin tim për qytetarët e Sidneit,” ka cilësuar mbretëresha, që ka lënë dhe nënshkrimin në zarf “Elizabeth R.”, që specifikon në latinisht dhe jo në anglisht se ajo është mbretëresha e Anglisë.

Zarfi iu dorëzua administratës së qytetit në atë kohë, e cila e vendosi në një kuti qelqi, ndërsa kjo e fundit u ruajt në një kasafortë bronzi brenda ndërtesës së mbretëreshës Victoria.

Çfarë shkroi Elizabeta në letër?

Misteri është shumë i madh sepse asnjë nga pjesëtarët e stafit të mbretëreshës nuk e kanë idenë më të vogël për përmbajtjen e saj. Por, hamendësimet janë nga më të ndryshmet, nga zbulimi historik i diçkaje të bujshme, deri te rrëfimi i një sekreti që lidhet me familjen mbretërore dhe popullin australian.

Ndoshta, është thjesht një letër mirënjohjeje për këtë vend ose një “marifet” i mbretëreshës për të mbajtur zgjuar vëmendjen e australianëve rreth figurës së saj dhe familjes mbretërore. Ku i dihet…Duhet të presim deri në 2085-ën që të hapet letra!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49261 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE