Osmani: Serbisë t’i kërkohet llogaridhënie për veprimet kundër Kosovës!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Osmani: Serbisë t’i kërkohet llogaridhënie për veprimet kundër Kosovës!

Presidentja Vjosa Osmani i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i kërkojë llogaridhënie Serbisë për veprimet e saj kundër Kosovës, “duke ia bërë të qartë se duhet të ndalojë financimin, mbështetjen dhe shtytjen e grupeve kriminale për veprime terroriste”.

Gjatë një takimi me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Europian, Osmani bisedoi për situatën e sigurisë pas sulmit kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Mungesa e masave të tilla mund të keqpërdoret nga ana e Serbisë dhe për rrjedhojë mund të kemi përsëritje të veprimeve terroriste.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Serbia ka mohuar se ka gisht në sulmin që Kosova e konsideron terrorist dhe akt agresioni kundër saj.

Kosova është e vendosur që të vazhdojë ta promovojë paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe të punojë me komunitetin lokal serb për t’i afruar dhe integruar në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës, NATO miraton forca shtesë. Njoftimin e dha shefi i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg: Ne gjithmonë do të sigurojmë që komandanti ynë t’i ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm, që KFOR-i të përmbushë mandatin. Po ashtu, zyrtari i lartë bëri thirrje për “shtensionim urgjent” të situatës.

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç e pranoi se ishte në Banjskë më 24 shtator e se bëri të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite, që kulmuan me vrasjen e rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.  Deklaratën e lexoi avokati i tij në Beograd. Ndërkaq, vuri në dukje se për veprimet, nuk njoftoi strukturat qeveritare serbe apo ato politike në veri të Kosovës. Madje, as nuk ia pranoi ndihmën.

Referuar kryeministrit Albin Kurti, Radoiçiç theksoi: Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit duke mbrojtur njerëzit tanë që çdo ditë i ekspozohen atij terrori. Kjo është hera e parë që Radoiçiçi reagon publikisht, pas sulmeve më 24 shtator.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48819 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE