Këngëtari i njohur Lee Ryan dënohet me një vit burg!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtari i njohur Lee Ryan dënohet me një vit burg!

Ylli i “Blue”, Lee Ryan, është dënuar me 12 muaj burgim për shkak të një sulmi ndaj një stjuardese. Ai kishte pranuar më herët se ishte i dehur gjatë fluturimit nga Glasgow në Londër pasi kishte pirë alkool. Ryan kishte komentuar dukjen e stjuardesës Leah Gordon duke e quajtur atë “biskotë me çokollatë”. Gjykatësi Nicholas Wood urdhëroi Ryan që t’i paguante 2,500 funte kompensim Gordon dhe 750 funte për një anëtar tjetër të ekuipazhit të kabinës, Jade Smith.

Në një seancë gjyqësore të mëparshme, Gordon theksoi: “Ai po bënte komente për ngjyrën time, ti je e dashura ime çokollatë, biskota ime me çokollatë dhe unë do të kem fëmijët tuaj me çokollatë”. Leah tha se Ryan më vonë iu afrua asaj nga pas dhe i tha: “Para se të zbres nga ky aeroplan kam nevojë për një puthje nga ju”. Këngëtari anglez nga ana tjetër tha se nuk e mbante mend këtë incident.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE