Zbardhja e krimeve të bujshme, mësohen autorët, por mister mbeten porositësit

vovalbania September 29, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Zbardhja e krimeve të bujshme, mësohen autorët, por mister mbeten porositësit

Për ngjarje të ndryshme kriminale të ndodhura në harkun kohor të 5 viteve nga viti 2018 – 2023 policia ka shkuar deri në emrat e autorëve edhe para pendimit të Artan Tafanit. Në momentin e operacionit 5 prej të dyshuarve ishin në burg. Por në ndryshim nga Tafani ata pranuan të kryenin dënimin për veprat për të cilat dyshoheshin dhe nuk treguan për krime të tjera ku ishin implikuar

Në ambientet e burgut Fatjon Veliu, Idriz Manej, Ligor Romaçka, dhe Lulëzim Spahia mësuan se bashkëpunëtori i tyre në krime ishte thyer para policisë dhe kishte folur për krime që ata besonin se nuk do të zbardheshin.

Për vrasjen e Fridman Xhaferrit ndodhur më 2 qershor të vitit 2021 nga hetimeve 1 vjeçare të policisë u çua në emrat e Lulëzim Spahiut të njohur me nofkën Arapi dhe Kristi Bixhekun, të cilët u vunë në pranga si autorë të torturimit dhe vrasjes së të riut në rezervuarin e Gjançit në Vithkuq të Korçës. Spahiu vijon të letë në burg për këtë vepër penale ndërsa bashkëpunëtori i tij fitoi lirinë për mungesë provash.

Por, zbërthimi i Artan Tafanit e implikon Bixhekun së bashku me 5 persona të tjerë për vrasjen e Fridman Xhaferrit që dyshohet se ka ndodhur për konfliktet e drogës. Por me shansin që i dha drejtësia duke e lënë të lirë Bixheku duket se e ka shfrytëzuar mirë dhe policia nuk mundi dot ta arrestoje

Sipas rrëfimit të Artanit, në këtë vrasje ka qenë i implikuar edhe 31-vjeçari Ligor Romaçka dhe 58 vjeçari Idriz Manej të cilët u arrestuan 5 muaj pas vrasjes por për një tjetër vepër penale. Së bashku me një avokat ata tentuan të trafikonin drejt Greqisë 66 kg kanabis. Tashmë përveç këtij dënimi do të përballen edhe me akuzën e vrasjes së Fridman Xhaferrajt. Romaçka është i dyshuar edhe për vrasjen e biznesmenit Selim Çajupi në Tepelenë ku sipas Artan Tafanit, së bashku me Laert Haxhiun dhe 2 persona të tjerë vranë biznesmenin në derë të shtëpisë. Motivet e këtij krimi ende nuk janë zbardhur për policinë.

Në listën e gjatë të krimeve që grupi i Laert Haxhiut ka kryer në 5 vite mbizotërojnë ato të nxitura për shkak të konflikteve mes grupeve kriminale apo konfliktet e drogës. Disa krime të tjera si vrasja e biznesmenit Dikens Halili në Greqi, Biznesmenit Çajup Semini në Tepelenë dhe organizimi i vrasjes së avokatit Adriatik Guri dyshohet se janë kryer me pagesë, por financuesit kanë mbetur ende enigmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE