A e dashuron akoma Don Xhonin? Ariana Lirey ‘i vë kapakun’ me përgjigjen e saj!

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A e dashuron akoma Don Xhonin? Ariana Lirey ‘i vë kapakun’ me përgjigjen e saj!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey, kanë qenë një nga çiftet më të përfolur dhe të komentuar pak kohë më parë, ku pas një shkëputje disa mujore u ribashkuan. Madje pamë edhe një unazë në gishtin e modeles, por nuk e morëm vesh ‘kurrë’ se ndodhi në të vërtetë mes tyre. Por së fundmi, modelja ruse ka vendosur t’i zbulojë  vetë këto dilema. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, njëri prej tyre e pyet nëse e do ende Don Xhonin dhe përgjigja e modeles dukej vendimtare.

“Jo, dua lirinë time dhe jetën. Nuk më intereson”.

Duket se pushimet për Don Xhonin kanë mbaruar dhe po punon për projektin e ri muzikor. Këtë na e ka treguar së fundmi me një video, ku u drejtohet artistëve të tjerë dhe paralajmëron se shumë shpejt do të publikohet kënga e tij e re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE