A na mjaftojnë pesë orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë mirë?

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A na mjaftojnë pesë orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë mirë?

Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor për një shëndet të mirë. Dihet se një cikël i plotë gjumi gjatë natës duhet të jetë shtatë deri në tetë orë, por shpesh është e pamundur që ta plotësoni këtë normë dhe përfundoni me pesë orë gjumë.

“Pesë orë janë thjesht shumë pak gjumë, veçanërisht nëse këtë gjë e ktheni në rutinë,” thotë Shelby Harris, psikologe klinike.

“Nëse nuk keni presione të jashtme dhe mund të flini sapo ndjeheni të përgjumur, flini sepse kjo është shenjë që trupi ka nevojë për gjumë. Më pas, mund të zgjoheni pa pasur nevojë për alarm sepse ndiheni të çlodhur,” thotë Dr. Bhanu Kolla, mjek në Klinikën Mayo.

Ekspertët rekomandojnë të paktën shtatë orë të plota gjumë gjatë natës që të nesërmen të ndiheni me energji dhe të çlodhur. Foshnjat dhe fëmijët kanë nevojë për shumë më tepër gjumë se të rriturit. Nevojat për gjumë mund të ndryshojnë bazuar në gjenetikën e një personi, shëndetin, mjedisin etj.

E thënë ndryshe, ka njerëz që flenë më pak se gjashtë orë në natë dhe funksionojnë normalisht pa u ndjerë të lodhur, por ky është një grup i vogël njerëzish.

Problemet që vijnë nga mungesa e orëve të plota të gjumit:

Funksioni njohës

Përveç përgjumjes ditën tjetër, mund të keni vështirësi në përqendrim, kujtesë, reagim më të ngadaltë ndaj situatave të ndryshme dhe nervozizëm.

Aksidente me makinë

Sa më pak gjumë, aq më i madh është rreziku i aksidenteve thonë ekspertët sepse ju nuk keni përqendrim në timon. Njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë kanë më shumë shanse që të kenë presion të lartë gjaku, sulme në zemër, diabet etj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE