Bora Zemani sapo zbuloi një surprizë për natën e parë të “Dancing with the Stars”!

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani sapo zbuloi një surprizë për natën e parë të “Dancing with the Stars”!

Në këtë ditë të sotme, pasi janë konfirmuar pjesëmarrësit dhe juria, vjen edhe publikimi i promos zyrtare të “DWTS”. Në klip konfirmohet se Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik. Ky show kaq i ndjekur nga shikuesit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.

Në një video, e cila është bërë menjëherë virale në internet, e publikuar nga Donaldi, Bora shihet teksa bën prova për kërcim përpara pasqyrës në shtëpinë e saj, duke lënë kështu të nënkuptohet se në natën e parë të “DWTS”, Bora do të performoj në skenë.

Në promon e “DWTS’ çdo gjë duket magjike dhe të gjithë konkurrentët, juria dhe moderatorët e këtij programi duken mahnitës. Mes të gjithëve ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është Bora Zemani me ‘look-un’ e saj, një veshje e bardhë me pupla, buzët e kuqe dhe flokët e shkurtra, siç nuk e kishim parë më parë moderatoren.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48868 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE