Çdo gjë gati për premierën e “Në kuadër të dashurisë” në Korçë!

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çdo gjë gati për premierën e “Në kuadër të dashurisë” në Korçë!

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur pak netë më parë në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë edhe fotografi me fansat e tyre.

Pas një premiere mjaft të suksesshme dhe një mbrëmje spektakolare në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, “Në kuadër të dashurisë” tashmë shkon në qytetin e Korçës. Në datat 13-14-15 Tetor, filmi i shumëpritur vjen në Teatrin e Korçës, në qytetin ku u zhvillua dhe pjesa më e madhe e skenave. Numri i telefonit i teatrit ku mund të bëni rezervimet për biletat, është +355699115131.

Ndërsa orari i biletarisë është 09:00 – 13:00 dhe 17:00 – 19:00. Ndërkohë, më poshtë mund të shikoni disa nga fotot gjatë përgatitjeve për premierën e madhe që do të mbahet sot në Korçë, ku do të jenë të pranishëm dhe yjet e filmit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel Films (@topchannelfilms)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE