Ëndrra gjermane e të rinjve shqiptarë, kjo është kompania që ju vjen në ndihmë nëse po kërkoni një të ardhme të sigurt

vovalbania September 30, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Ëndrra gjermane e të rinjve shqiptarë, kjo është kompania që ju vjen në ndihmë nëse po kërkoni një të ardhme të sigurt

Gjermania vijon të mbetet një nga shtetet më të lakmuara nga të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm, që duan të nisin një eksperiencë të re profesionale.

Por shumë prej tyre janë ende të painformuar në lidhje me hapat që duhet të ndjekin. Pikërisht kjo ishte një nga arsyet që shtyu të renë shqiptare Xhoana Sita të hapë një sipërmarrje të re, bashkë me ortaken e saj nga Gjermania, Sophie Jersch.

Ato u njohën rastësisht në Dortmund dhe sot janë një ekip i pandarë që punojnë çdo ditë për të zgjeruar kompaninë e tyre.

“Remany GmbH” është sipërmarrja që ato hapën pikërisht në fushën e informimit të emigrantëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe orientimit deri në gjetjen e një fushe studimi, shtëpie dhe një pune të sigurtë.

Themeluese dhe Drejtueset: Xhoana Sita & Sophie Jersch

Në një intervistë për Vip Magazine ato sqarojnë të gjitha hapat që ndjekin me klientët e tyre, duke treguar edhe degët më të preferuara për të rinjtë shqiptarë ku aktualisht ka mungesë të theksuar stafi.

Intervista e plotë

Si lindi ideja për krijimin e kompanisë tuaj?

– Ne kemi vënë re se në Shqipëri ka informacione të gabuara, dhe veçanërisht shumë pak të dhënë mbi emigracionin drejt Gjermanisë. Ne i vendosëm qëllim vetes që ta ndryshonim këtë gjë. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar informacion korrekt dhe transparent.

Si ratë në kontakt me bashkë-themeluesin e kompanisë?

– Ndonjëherë janë disa rastësi të bukura në jetë. Ne u njohëm në Dortmund. Që atëherë ne u afruam më shumë me njëra tjetrën. Sot mund të themi se jemi një ekip i pamposhtur, me një skuadër të fortë pas nesh.

Si i krijoni kontaktet me shqiptarët që janë të interesuar të punojnë me ju?

– Rrjetet sociale, si Instagram, me anë të e-mail: [email protected], nr të cel: +49 157 35536889, në adresën e zyrave Friedrich-Ebert-Straße 154A, 42117 Wuppertal, si dhe rekomandime dhe marrëdhënie me publikun. Pa harruar edhe Website: https://www.service-remany.de/

Punoni me njerëz nga nacionalitete të ndryshme, apo vetëm me shqiptarë?

– Me shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.

A ofroni këshilla apo ndihmë për klientët tuaj pasi ata akomodohen në shtetin gjerman?

– Duke qenë se jemi një kompani gjermane me një degë në Wuppertal, ne ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse lokale. Nga hapja e një llogarie bankare, në zyrën e regjistrimit, tek shoqërimi i klientëve tuaj tek autoritetet

Sa shërbime ofron kompania juaj?

-Fast viza (viza e shpejtë), për beqarë ose familje
-Kërkimi i një pune
– Njohja e diplomës
-Konvertimi i patentës së shoferit
-Gjetja e një apartamenti
– Ndryshimi i vizës
-Leje qëndrimi
– Hapja e llogarisë bankare
– Sigurim shëndetësor
– Regjistrimi në Zyrën e Regjistrimit të Banorëve
– Hapja e një kompanie/vetëpunësimi

Cili shërbim që ofron kompania juaj është më i kërkuari?

Fast visa / Viza e shpejtë

Sa kohë duhet njohja e diplomës shqiptare në shtetin gjerman?

Varet nga diploma. Duhet një periudhë kohore mes 3 dhe 12 muajsh.

Kur shqiptarët shpërngulen në Gjermani pasi kanë kontaktuar me ju, sa kohë u duhet (mesatarisht) që ata të fillojnë punën?

Mesatarisht një javë, gjithashtu varet nga interesat personale të tyre dhe punëdhënësit të tyre të ardhshëm.

Në cilat zona në Gjermani operoni për të gjetur apartamente për personat që kërkojnë ndihmën tuaj?

-Jemi të fokusuar në Wuppertal dhe në një rreze prej 30 km nga kjo zonë.

Cilat fusha studimi dhe punësimi janë më të preferuara nga të rinjtë shqiptarë që duan të emigrojnë në Gjermani?

-Preferohen Fizioterapistë, Inxhinier, IT, Infermier, shofer dhe sanitar. Këto janë më të kërkuarat pasi ka mungesë stafi në këto fusha.

Remany Team Së shpejti Konferencë në Tiranë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE