Mënyra e festimit të golit i kushtoi shumë, arrestohet futbollisti në Turqi…

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mënyra e festimit të golit i kushtoi shumë, arrestohet futbollisti në Turqi…

Një futbollist izraelit ka rënë në prangat e policisë turke, pasi akuzohet për nxitje të urrejtjes dhe armiqësi. Bëhet fjalë për lojtarin izraelit të Antalyaspor, Sagiv Jehezkel, i cili thuhet se ka mbajtur qëndrim mbi luftën Izreal-Palestinë. Ai tregoi solidaritet me njerëzit e mbajtur peng nga organizata militante Hamas gjatë një ndeshjeje të kampionatit. Lojtari i tha policisë se ai thjesht po bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës, dhe pas shënoi një gol shfaqi një fashë në kyçin e dorës me fjalët “100 Ditë 7.10”. Referencë kjo për 7 tetorin, ditën kur Hamasi sulmoi Izraelin dhe mori me qindra pengje. Gjatë marrjes në pyetje në polici, lojtari mohoi akuzat duke thënë:

Unë nuk jam pro luftës. Dua që ky proces 100-ditor të përfundojë. Dua që lufta të përfundojë. Kurrë nuk jam angazhuar në ndonjë gjë që lidhet me politikën. Nuk kam respektuar askënd që nga dita që kam ardhur. Doja të tërhiqja vëmendjen për përfundimin e luftës.

Rikujtojmë se pak kohë më parë u publikua lajmi se Faruk Koça për goditjen e arbitrit në fushën e lojës , deri pak kohë më parë presidenti i skuadrës turke të futbollit Ankaraguçu, nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat ndaj tij, ai mund të dënohet me 13 vjet burg. Kujtojmë se pasi u fut në fushë, në fund të ndeshjes, ai goditi me grusht arbitrin në kokë, i cili më pas ra në fushë dhe iu nënshtrua një sulmi fizik shtesë nga huliganët vendas, të cilët gjithashtu u futën në fushë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49256 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE