Pranoi se organizoi sulmin, Radojçiç jep deklaratë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe për ngjarjen në veri të Kosovës!

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pranoi se organizoi sulmin, Radojçiç jep deklaratë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe për ngjarjen në veri të Kosovës!

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njofton se Millan Radojçiç i është përgjigjur thirrjes së saj dhe se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Të premten, Radojçiçi mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë, Millan Radojçiç i është përgjigjur dhe sot në orën 10, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e MPB-së, për të dhënë deklaratë si qytetar për rrethanat të ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjes të së dielës, 24 shtator 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe.

MPBS-ja shtoi se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të njoftohet për deklaratën e Radoiçiçit në formë raporti, e cila më pas “do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale nën autoritetin e saj.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE