Sot mbahet Kongresi i PS, zbulohet axhenda e punimeve

vovalbania April 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot mbahet Kongresi i PS, zbulohet axhenda e punimeve

Sot Partia Socialiste mbledh Kongresin, forumin më të lartë të saj. Ky Kongres do të jetë i ndarë në pesë panele të ndryshme që do të vendosen në Pallatin e Kongreseve, në sheshin Nënë Tereza dhe në sheshin Italia.

Në Kongres do të bëhet analiza e punës së mazhorancës në këtë mandat të tretë qeverisës, si dhe do të miratohen ndryshimet në statut.

Gjithashtu do të miratohet dhe ndërprerja e mandatit për 61 kryetarët e partisë në çdo bashki, zëvendësimi i të cilëve do bëhet përmes një procesi zgjedhor që do të përfundojë deri në mesin e Qershorit.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama është parashikuar që të mbahet pas orës 12:00, në pjesën e dytë të punimeve të Kongresit.

AXHENDA E KONGRESIT TË PS:

Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.

Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

-Rinia, Inovacioni, Fëmijet

Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve

-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapesira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve

Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS

KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.

ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.

PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.

STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.

DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj

DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT

/tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48495 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE