Upss! Zbulohen video intime të dy vajzave të showbiz-it shqiptar

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Zbulohen video intime të dy vajzave të showbiz-it shqiptar

Një deklaratë e papritur ka ardhur së fundmi nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Ai ka treguar se teksa një personi në kërkim po i bëhej kontrolli i telefonit, në të janë gjetur dy video intime të dy vajzave të njohura të showbizit shqiptar, por pa i treguar emrat.

Karamuço tregoi se në këtë celular del gjithashtu edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për llogari të bandave të Dubait, “dhe i pyet, si i do bionde, brune, çmimet etj bën ndërmjetësuesin”.

“Për njërën prej personazheve më të bukura në Shqipëri paguhen deri 100 mijë euro në ditë për të kaluar 1 javë, ose 3-4 ditë diku në një vend tjetër, jo në Shqipëri, në një vend ekzotik. Më së shumti në Dubai”, deklaroi ai.

Deklarata e Ervin Karamuço:

“Unë e kam parë vetë në një celular. Para disa ditësh u dorëzuan disa kode, password, celularë në SPAK nga ana e familjarëve të një personazhi. Kanë dalë disa video gjysmë erotike, kanë filluar të shpërndahen në celularët e disa personave, kanë filluar po vijnë edhe tek ne.

Dy personazhe të showbizzit, madje njëra është shumë e dashur për teleshikuesit ka dalë aty. Është filmuar nga celulari i këtij personazhi. Emrin s’mund ta them, ne presim hetime nga ky celular dhe na dalin këto video.

Janë dy vajza nga showbizz, por njëra është që njihet shumë. Është një video që e fimon poseduesi i këtij celulari që është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Në këtë celular del edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për llogari të bandave të Dubait, dhe i pyet, si i do bionde, brune, çmimet etj bën ndërmjetësuesin. Do dalin çudira, tmerrueshme për disa. Do përfshijë listë pagesa, kë kanë paguar për ti mbrojtur, policë, prokurorë. Është prostitucion, korrupsion, krime, indicie. Janë pjesë kronologjie të jetës së një personi që është marrë me shumë gjëra të pista në këtë vend.

Të bie perdja e madhe dhe të kuptojmë kush janë disa prej zyrtarëve, ka policë, gjyqtarë, prokurorë, nivel i lartë.

Këta vajza dihen se kush janë, marrin 100 mijë euro në ditë, është e shënuar në celular. Për njërën prej personazheve më të bukura në Shqipëri paguhen deri 100 mijë euro në ditë për të kaluar 1 javë, ose 3-4 ditë diku në një vend tjetër jo në Shqipëri, në një vend ekzotik. Më së shumti në Dubai.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE