Killua shprehet për TAR: “Nëse bëhem ministër kulture, shqiptarët do bëjnë seks rehat”!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Killua shprehet për TAR: “Nëse bëhem minister kulture, shqiptarët do bëjnë sex rehat”!

I ftuar në emisionin Lancio ka qenë këngëtari Killua, i cili sapo është kthyer nga Kosova pas performancës së tij në një koncert. I pyetur se si e priti publiku kososvar këtë paraqitje dhe se sa e mbështesin krijmtarinë e tij e të artistëve të rinj, ai u shpreh:

E vërtetë për momentin, sepse për shkak të historisë, ata kanë qenë më pro perëndimit dhe kanë patur mundësi të mësojnë e të lexojnë, ndërkohë që ne kemi qenë në komunizëm. Më pritën mirë. Të them të drejtën, ishte një festival underground dhe me të përfundova një cikël shumë të rëndësishëm për mua. Kam bërë çdo festival ose shfaqje underground si në Shqipëri edhe në Kosovë.

Kënga e tij e fundit titulluohet “S.A.D”, por që nuk ka kuptimin e parë të kësaj fjale në anglish. Killua u pyet për përmbajtjen e këtij projekti, ku ai përmend edhe praninë e një vajze kosovare në jetën e tij. Si e kanë pritur kosovarët këtë?! Ai përgjigjet:

Kam marrë sharje pafund. Më kanë sharë siç kanë ditur se janë edhe inovativ me sharjet ata. Por që sigurisht ata që më njohin e dinë se këngët e mia e kanë një të vërtetë të fshehur aty brenda, sepse femrat në Shqipëri janë martuar dhe martohen herët, pa e njohur mirë partnerin, pastaj ka një lëvizje masive për të shkuar jashtë për një jetë më të mirë. Dhe zakonisht gratë mbeten me fëmijët e tyre vetëm.

Çfarë ka dashur të tregojë artisti me këtë përzgjedhje të titullit të këngës?!

Është me dy kuptime. Edhe kënga në vetvete ka disa momente ‘sad’ (të trishtuara) në të sepse flet për të gjitha problemet që ne kemi si shoqëri për trajtimin e gruas. Kam bërë disa doza sarkastike dhe humori me ta.

I pyetur se nëse mendon se lumturia e njerëzve ka mbetur vetëm tek seksi, ai është përgjigjur kështu:

Unë do të doja dhe do të bëja propagandë shumë të madhe po të isha ministër kulture që të gjithë shqiptarët të bëjnë seks sa më shumë të munden në çdo moment të jetë së tyre, kudo të munden, thjesht të mos kenë frustrime dhe të mos sjellin probleme në shoqëri se çfarë nuk po na shohin sytë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51013 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE