Greqia i përgjigjet për ndihmë Shqipërisë! Dërgon një avion Canadair për shuarjen e zjarrit në Pishë Poro!

vovalbania October 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greqia i përgjigjet për ndihmë Shqipërisë! Dërgon një avion Canadair për shuarjen e zjarrit në Pishë Poro!

Ministria e Mbrojtjes njofton se Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Fier.

“Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Zjarri në pyllin e Pishporos në Fier dhe në Darëzezë ka marrë përmasa të mëdha. Në terren ka zbritur edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka njoftuar se është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile të BE.

Kjo zonë po digjet prej 6 ditësh, ndërsa helikopteri i Forcave të Armatosura është në remont dhe po pritet ndërhyrja e BE.

“Në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura do të investohet për hapjen e korridoreve në mënyrë që në raste zjarri, situata të menaxhohet lehtë. Ky është një masiv pyjor me vlerë të veçantë, e fatmirësisht pylli me pisha është i rigjenerueshëm”, deklaroi Balla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50499 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE