“Kukësi”, Celibashi: PD-ja me kryetar Bashën regjistrohet në zgjedhje

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet në Kukës, Komisioni Rregullator miraton afatet për regjistrimin!

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka vendosur të regjistrojë në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës Partinë Demokratike, me kryetar Lulzim Bashës.

Sipas Celibashit, Basha plotëson të gjithë kërkesat e ligjit.

Kujtojmë që partitë politike kanë afat deri më datë 8 shtator për të regjistruar kandidatët e tyre, e këtë gjë PD-ja e Bashës nuk e ka bërë ende, pasi nuk e ka një të tillë.

Basha është shprehur se do ta lërë në dorë të Degës së Partisë Demokratike në Kukës, ndërsa përflitet se kandidat do të jetë Arif Rexhmati.

Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për fletën e votimit dhe orarin e procesit, kur qytetarët e Kukësit mund t’u drejtohen Qendrave të Votimit në 24 shtator.

KQZ mori vendimin qe fleta e votimit të jetë në ngjyrë të artë, njësoj si ajo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndërkohë, QV do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

1 shtatori është afati i subjekteve zgjedhore për t’u regjistruar pranë KQZ-së dhe 8 shtatori është afati për kandidatët politikë.
Deri më tani, Partia Socialiste dhe Grupi i Rithemelimit kanë zgjedhur kandidatët, me të cilët synojnë të marrin drejtimin e Bashkisë së Kukësit, pas shkarkimit të Safet Gjicit, të përfshirë në skandalin seksual.

PS ka zgjedhur Albert Halilajn, ndërsa përmes Primareve, Rithemelimi ka zgjedhur Emri Vatën. Ndërkohë, Partia Demokratike zyrtare pritet të marrë një vendim nëse do ketë apo jo kandidatë të mërkurën e 30 gushtit, ku ka thirrur kryesinë e PD-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE