Nga Einxhel Shkira te Ronaldo Sharka, personazhet që i reaguan ashpër deklaratës së Albanos

vovalbania October 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nga Einxhel Shkira te Ronaldo Sharka, personazhet që i reaguan ashpër deklaratës së Albanos

Deklarata e aktorit të humorit Albano Bogdo mbrëmjen e djeshme, ka shkaktuar mjaft revoltim te publiku.

Teksa përmendi me ironi emrin e reperit Fero se do i mungojë shumë muzikës shqiptare pasi u tërhoq, Albano u ndal edhe te Alban Ramosaj, ku tha: “A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që i ** motrën Donaldi në “Big Brother”.

Menjëherë pas deklaratës së tij, ndjekësit shpërthyen në komente negative ndaj aktorit të humorit, mes tyre edhe personazhe të njohur.

Pas Albërije Hadërgjonaj, Aulona Mustës dhe shumë personazhe të tjerë, ka reaguar pak më parë edhe Einxhel Shkira.

Në një postim në Instagram, Einxhel vendosi ti drejtohej aktorit me fjalën “injorant”, duke shtuar më pas se emisionet e atij duhet të mbyllen me patjetër.

“Sa here kam dashur ti replikoj injorances se dikujt,qe pretendon se “fama” i jep liri te thot cfare i prodhon truri tij i varfer,jam ndalur sepse besoj qe reagimi im do i jepte akoma me shume fame,gje te cilen disa e kerkojne ne format me te shemtuara dhe ne shume raste ne kurriz te dikujt tjeter…

Mgjtht smund te rri pa then qe eshte turp dhe plotesisht skandaloze qe kemi arritur ne piken ku te thuash poshtersirlleqe ne ekran sherben si zhurm mediatike e perkthehet ne boom klikimesh e rrjedhimisht per ta sukses!!

Me dhimbset ekrani ne cfare pike ka arritur e kujt i jepet kjo hapsire!! Nuk eshte hera par qe meshkuj ekrani mendojne se ulin apo denigrojne figuren e dikujt duke permend faktin qe nje vajze ben sex, duke harruar qe mbi te gjitha mardhenia seksuale eshte nje proces njerzor e biologjik i dyanshem!! E per aq kohe sa ka njerez qe mendojne se kur nje vajze ben sex ul veten apo nderin e familjes vet, keta njerez thjesht zgjedh ti injoroj egzistencen sepse me ulin nivelin e debatit ku as argumentat sjane te nevojshem ne kete pike.

Por me kete status qartazi se injorova dot egzistencen e nje neandertali ama ishte e paevitueshme vlimi brenda vetes e si rrjedhoje nevoja per te ber thirrje qe mostra te tille bashke me emisionet e tyre te leshit thjeshte dhe kategorikisht duhen ber CANCEL!!”, përfundoi moderatorja.

Gjithashtu një reagim e bëri dhe këngëtari i njohur, Ardit Çuni.

Arditi, i cili po ashtu ishte pjesë e “Big Brother VIP”, e quajti deklaratën e Albanos mjaft të turpshme.

“Sa turp.. Edhe per sa kohe do I japim hapesire televizive personazheve si ky zoteria ktu ?

Nje gjuhe kaq e shemtuar sa edhe ne rruge ta degjoja do I ktheja nje pergjigje e jo me ne transmetim live… Pa fjale..

Me vjen keq qe humorist quhesh ti… Dhe njekohesisht edhe ata qe kane dekada qe ushqejne popullin me humor te bukur”.

Prisni se ka akoma. Një tjetër ish banor i reality show-t ka bërë një reagim për deklaratën e Albanos. Bëhet fjalë për Ronaldo Sharkën, gazetarin e njohur që tashmë është pjesë e “Dancing With The Stars”.

Në postimin e tij të gjatë, gazetari tha se të mbarosh Universitetin e Arteve të bën një aktor të mirë, por sipas tij, rasti i Albanos nuk është i tillë.

Një reagim nga Beatrix apo Alban Ramosaj nuk ka ardhur ende

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49053 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE