Google vjen me një tjetër paralajmërim sa i përket fshirjes së llogarive joaktive!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Google vjen me një tjetër paralajmërim sa i përket fshirjes së llogarive joaktive!

Google do të vazhdojë me planin për të fshirë llogaritë që kanë qenë joaktive për të paktën dy vjet. Llogaritë nuk do të fshihen deri më 1 dhjetor, por Google do të fillojë të dërgojë paralajmërime për përdoruesit që nuk kanë përdorur llogaritë e tyre. Kompania do të dërgojë njoftime paralajmëruese për këto llogari të Google kështu që përdoruesit do të jenë të informuar për një periudhë 8 mujore përpara fshirjes.

Llogaritë e para që do të mbyllen janë ato që janë krijuar dhe më pas nuk janë rishikuar kurrë nga përdoruesi. “Ne duam të mbrojmë informacionin tuaj privat dhe të parandalojmë çdo akses të paautorizuar në llogarinë tuaj edhe nëse nuk po përdorni më shërbimet tona”,-shkroi Google.

Mirëpo, kompania njofton se do të bëjë disa përjashtime siç janë llogaritë me kanalet e YouTube, balancat e mbetura në kartat e dhuratave, llogaritë që janë përdorur për të blerë një artikull digjital si një libër ose film dhe ato që kanë publikuar aplikacione që janë aktive në një platformë si dyqanin Google Play.

Ndërkaq, Google tani mund t’ju ndihmojë të kontrolloni gramatikën tuaj, pikërisht tek skedari i kërkimit. Kontrolluesi gramatikor i ri i fuqizuar nga inteligjenca artificiale dhe që për momentin është në dispozicion vetëm me gjuhën angleze, mund t’i ndihmojë përdoruesit të shohin se nëse një frazë apo fjali është e shkruar në një mënyrë të saktë gramatikore dhe nëse jo do t’i ndihmojë ata në korrigjim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE