‘Ke 3 fëmijë!’ Arbana Osmani nuk ia përton komentueses që e kritikoi për veshjen

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Ke 3 fëmijë!’ Arbana Osmani nuk ia përton komentueses që e kritikoi për veshjen

Për fat të keq, në vendin tonë ende vazhdon të komentohet mënyra se si vishen vajzat dhe gratë, e sidomos personazhet e njohur.

Ditën e djeshme, Arbana Osmani publikoi një foto në Instagram e veshur shumë elegante me një fund të zi të çarë në njërën këmbë dhe një këmishë oversize lejla.

Ndërsa një ndjekëse i ka komentuar në një formë aspak të këndshme.

“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë edhe shqipen. Pak nga pak po humbas respektin që kam për ty. Mos harro je nënë e 3 fëmijëve”.

Ajo nuk ka ngurruar t’i kthejë këtë përgjigje.

“Një grua mund të ketë edhe 7 fëmijë e prap të vishet si t’i dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment.”- i përgjigjet ajo.

Më pas moderatorja ka ndarë edhe një screenshot në Instastory duke shkruar: “Deri “sa fëmijë” mund të veshësh çfarë të do qejfi?”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE