Del foto e Dwayne Davis nga gjykata, autorit të dyshuar për vrasjen e Tupac Shakur!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Del foto e Dwayne Davis nga gjykata, autorit të dyshuar për vrasjen e Tupac Shakur!

Mbetet një mister i pazgjidhur vrasja e reperit legjendar Tupac Shakur i cili u vra nga një plumb në Las Vegas në vitin 1996, në moshën 25-vjeçare. Çështja, megjithatë, u “hap” sërish dhe TMZ publikoi foto nga brenda sallës së gjyqit, me autorin e dyshuar të vrasjes së tij. Dwayne Davis i njohur ndryshe si “ Keefe D” mbërriti në gjykatë, pas 2 seancave të shtyra që e vonuan jo pak procesin.

Tupac Shakur's Alleged Killer Keefe D Pleads Not Guilty For Murder Charge | Click to read more 👇 https://t.co/OhAe4M3dx3

— TMZ (@TMZ) November 2, 2023

Në pranga, Keefe D shkoi në Gjykatën e Qarkut Clark në Las Vegas mëngjesin e djeshëm për t’u përballur me akuzën e vrasjes. Siç pritej, ai u deklarua i pafajshëm. I dyshuari 60-vjeçar doli për herë të parë në gjykatë në fillim të tetorit, por avokati i tij nuk u paraqit, duke e shtyrë procedurën për disa javë.

Seanca e dytë u shty sërish për të njëjtën çështje. Pas seancës fillestare, prokurori deklaroi se Keefe D pritet të deklarohet i pafajshëm për akuzën e vrasjes me armë vdekjeprurëse. Ndërkaq, reperi legjendar është nderuar me një yll në Hollywood Walk of Fame, më shumë se 26 vite pas vdekjes së tij. 

Rikujtojmë, se reperi Drake ka bërë bujë në mediat e huaja pasi ka blerë një unaze historike që dikur i përkiste ish-mbretit të repit amerikan, Tupac Shakur. Është një unazë prej ari që ka diamante dhe rubin dhe është projektuar nga vetë legjenda e repit. Shtëpia e ankandeve Sotheby’s e kishte vlerësuar atë midis 200,000 dhe 300,000 dollarë, por çmimi gjatë shitjes u rrit edhe më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE