Mbinxehja e iPhone 15 dhe iPhone 15 pro, reagon Apple!

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbinxehja e iPhone 15 dhe iPhone 15 pro, reagon Apple!

Apple ka pranuar ankesat e përdoruesve se telefonat iPhone 15 dhe 15 Pro po mbinxehen por tha se në kundërshtim me spekulimet, kjo nuk ka të bëjë fare me dizajnin e harduerit të telefonit. Forbes vuri në dukje se një përditësim në Instagram ka dalë tashmë me versionin 302 për të adresuar disa nga problemet. Bloomberg vë në dukje një zëdhënës pa emër të Apple duke përmendur në mënyrë specifike Instagram, Uber dhe lojën Asphalt 9 si shembuj të aplikacioneve që mund të bëjnë që pajisjet të punojnë me më shumë nxehtësi se normalja.

Apple thotë gjithashtu se nuk ka asnjë rrezik sigurie në çështjet termike, por se faktorë të tjerë, si karikuesit e rrymës USB-C me karikim më shumë se 20W dhe përpunimi i sfondit që ndodh menjëherë pasi telefoni është ristartuar, mund ta bëjnë një telefon më të ngrohtë. Kompania tha më tej se rregullimi, i cili duhet të vijë me iOS 17.1, nuk do të rezultojë në performancë të kufizuar, për të cilën disa, si analisti i zinxhirit të furnizimit të Apple Ming-Chi Kuo, kanë thënë se ishte një mundësi.

Apple bëri disa ndryshime të mëdha me telefonat iPhone 15, duke përfshirë çipin e ri A17 Pro të bërë nga procesi 3nm i TSMC. Rikujtojmë, se një vlogger i njohur me emrin HaerteTest në YouTube ka publikuar një video ku teston rezistencën e modelit iPhone 15 Pro Max në ujë. Ai vendosi që ta testonte modelin më të shtrenjtë të linjës iPhone 15 duke e zhytur me dhjetëra herë në një lumë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50930 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE