Kanë ndjerë xhelozi nga konkurrentët e tjerë në DWTS?! Dion dhe Juliana zbulojnë gjithçka në TAR…

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kanë ndjerë xhelozi nga konkurrentët e tjerë në DWTS?! Dion dhe Juliana zbulojnë gjithçka në TAR…

Sot të ftuar në emisionin “Pardon My French” ishin çifti i njohur i spektaklit të kërcimit Juliana Nura dhe Dion Gjinika. Ata përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar pas një përballje në ‘dance off’ me Irgenin dhe Joanën. Në radio dyshja zbuluan më shumë detaje në lidhje me vazhdimësinë e angazhimeve të tyre pas spektaklit dhe jo vetëm…

A kanë ndjerë çifti Juliana-Dion me konkurrentët e tjerë ndoshta një lloj xhelozie? E shihnin ata atë ndjesinë e xhelozisë nga konkurrentët në mënyrën se si bënin ata provat apo shfaqeshin në natën e spektaklit?

Dion: Personalisht jo sepse nuk i kam ndjekur fare provat e të tjerëve. Duke qenë se ti mbyllesh tek salla jote, studio jote dhe rri për disa orë varet ti nuk e ke idenë se çfarë ndodh nëpër studiot e tjera. Nuk e ndjen por në momentin kur ti përballesh të mërkurën me provat të enjten me provat gjenerale aty pastaj realisht shikon sepse aty duket puna e gjithë javës. Ka njerëz në ato ambiente shkojnë dhe punojnë dy herë apo tre herë në ditë, punojnë edhe më tepër sesa punonim ne. Okej dikush ka një sistem kështu dikush ka një sistem tjetër. Unë kam një sistem që futem në sallë mbyllem aty dhe nuk bëj pushim fare, nuk kam kohë të pi kafe, vetëm çështja e ujit. Mundohem që kohës që kam në dispozicion t’i marr maksimumin. 

Juliana: Unë jam një person që e tregoj të vërtetën që publiku që po na dëgjon ka dëshirë ta dijë. Që në momentin që kam hyrë në Top Channel dhe kam parë balerinët dhe VIP-at, personat publikë. Kam pyetur sepse kisha dëshirë të zbuloja kush është Dion Gjinika. E pashë që ishin pak xheloza pse me Dionin dhe automatikisht mendonin që Juliana ka Dionin sepse ai asnjë DWTS nuk e bën pa hyrë në finale.

Më tej Juliana ka shtuar se:

Absolutisht është më i miri dhe e ka një super regjim ushtrimesh, unë jam rritur me një baba ushtarak dhe ka të njëjtën gjë që unë e adhuroj dhe e pëlqej shumë Dionin në mënyrën si punon. 

Dion: Okej, sepse realisht shkolla që kam bërë unë disiplina është në plan të parë. Pa disiplinë nuk bëhet ky produksion. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE