Pakistan, gjoba që do të paguajnë prindërit që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët!

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pakistan, gjoba që do të paguajnë prindërit që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët!

Autoritetet në provincën Sindh të Pakistanit kanë miratuar një ligj që kërcënon prindërit me deri në një muaj burg nëse refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër poliomielitit ose sëmundjeve të tjera. Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë frikë se masat e reja vetëm sa do të minojnë më tej besimin në vaksinat e poliomielitit, veçanërisht në një vend ku shumë besojnë në komplotet e rreme rreth tyre dhe ku janë vrarë dhjetëra vaksinues.

Pakistani dhe Afganistani fqinj janë të vetmet vende ku përhapja e poliomielitit nuk është ndalur kurrë. Sëmundja prek kryesisht fëmijët nën 5-vjeç. Në janar, rreth 62,000 prindër, kryesisht në provincën Sindh të Pakistanit, refuzuan vaksinimin e poliomielitit për fëmijët e tyre, duke bërë që autoritetet atje të propozojnë një ligj të ri me dënime drakoniane.

Ligji do t’i dënonte prindërit me deri në një muaj burg për mosvaksinimin e fëmijëve të tyre kundër sëmundjeve të caktuara dhe gjithashtu mund të gjobitej deri në 168 dollarë. Rikujtojmë, se dhjetëra mijëra shkolla në një provincë pakistaneze u mbyllën pasi një infeksion viral i syrit goditi gati 100,000 njerëz. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE