Vrasja e Liridonës, publikohet për herë të parë video që ngre dyshime të shumta

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e Liridonës, publikohet për herë të parë video që ngre dyshime të shumta

Është publikuar video e momentin kur Granit Plava hyn në restorantin ku po darkonte Naim Murseli, Liridona Ademaj dhe dy fëmijët e tyre, pak para ekzekutimit të Liridonës.

Video është publikuar nga mediat në Kosovë, teksa shihet se si kontrollon ambientet e restorantit teksa hyn.

Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2023/12/408384962_2090642971274688_3247663034391815341_n.mp4

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli akuzohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, teksa Kokalli për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE