Çmimet e referencës, Ibrahimaj: Për lejet që në proces ndërtimi nuk ka ende një rregullim

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çmimet e referencës, Ibrahimaj: Për lejet që në proces ndërtimi nuk ka ende një rregullim

Në diskutimin me sipërmarrjen mbi nismën e re të qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të hallkave burokratike e përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit, u diskutua edhe për rishikimin e çmimeve të referencës për lejet që janë në proces.

Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se për lejet e ndërtimeve që janë ende në proces nuk ka akoma një rregullim të çmimeve të referencës.

Ndërtuesi: “Jemi gati të paguajmë taksat por në shitje jo tani në fillim.”

Ibrahimaj: “Bashkia e Tiranës, nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak vendimin e Këshillit të Ministrave, për rishikimin e çmimeve të referencës. Në lejet që janë në proces do aplikohet apo jo.

Do ketë një veprim unifikues, nga të gjithë bashkitë e tjera. Është Ministria e Financave që është duke e punuar. Unë do interesohem dhe do ju bëj me dije se çfarë veprimi unifikues do të dalë.

Pra, për lejet që janë në proces, nuk ka ende një rregullim.

Nuk mendoj se ndërtuesit janë kategoria e biznesit me problematika më të mëdha, duke qenë se tre vitet e fundit është sektori që ka patur rritjen më të madhe. Mjafton të ecësh rrugëve të Tiranës dhe e kupton si ka ecur ndërtimi. Nuk besoj së ky zhvillim ka ardhur nga asgjëja. Procedurat do të rregullohen dhe do të merremi dhe me procedurat e kësaj VKM-je. Mendim juaj është shumë i vlefshëm për ne dhe institucionet”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE