Del në ankand veshja e Jack Dawson tek filmi “Titanic”!

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Del në ankand veshja e Jack Dawson tek filmi “Titanic”!

Personazhi që aktori amerikan Leonardo DiCaprio-s luajti në filmin “Titanic” është pëlqyer shumë nga adhuruesit e kinematografisë. Tashmë, kostumi që Leo kishte veshur do të dalë në ankand muajin e ardhshëm, ku parashihet të ketë çmimin 115,000 deri në 230,000 dollarë.

Veshjet janë me etiketa që shkruhet “MR.LEONARDO DICAPRIO” dhe muaji “GUSHT. Ankandi është planifikuar për datat 9 deri më 12 nëntor në Londër.

Rikujtojmë se, para pak kohësh një pardesy e veshur nga Kate Winslet në “Titanic” do të dalë në ankand online nga ankandi i koleksioneve me bazë në NJ, Goldin deri më 13 shtator. 

Pesë persona kishin bërë tashmë oferta, ku më e larta ishte 34,000 dollarë. Aktorja veshi pallton e gjatë deri në fund të këmbëve gjatë skenave të fundosjes së filmit të vitit 1997, kur personazhi i saj Rose shpëton Xhekun, të luajtur nga Leonardo DiCaprio, i cili u prangos në një shtyllë në kuvertën e anijes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49696 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE