Roerd Toçe dhe Aleksandër Grami zbulojnë disa nga prapaskenat e “Në kuadër të dashurisë”!

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roerd Toçe dhe Aleksandër Grami zbulojnë disa nga prapaskenat e “Në kuadër të dashurisë”!

Prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes të të gjithëve. Tashmë më në fund pritjes i erdhi fundi dhe më në fund është publikuar traileri i “Në kuadër të dashurisë”. Premiera do të prezatohet më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve. Të ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” me Eni Shehun, i cili po ashtu është aktor në këtë film, kanë qenë Roerd Toçe dhe Aleksandër Grami. Ata na kanë treguar më shumë për rolin e tyre, por edhe mbi disa detaje nga prapaskenar që nuk i kemi dëgjuar më parë.

Ajo që zbuluam është se Aleksandër Grami ka shumë skena me një breshkë deti, çfarë mund të na tregojë ai për rolin e tij?

Kjo breshka është hall më vete i personazhit tim. Na ngjiti me të parën, kishim shumë kimi (qesh). Roli im është një personazh shumë i mirë, sporadik, që del nga hiçi. Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe të qeshin të gjithë.

Nga ana tjetër, Roerdi ka një nga rolet në linjat kryesore së bashku me Sara Hoxhën, çfarë ka ai për të thënë lidhur me këtë personazh?

Nuk është filmi im i parë, por i pari për këtë lloj marketingu dhe përmasash.  Jo vetëm për mua, por për shumë njerëz që kanë marrë pjesë në film. Është fat që kemi qenë pjesë. Unë jam një nga personazhet që luajnë në dy nga linjat kryesore, unë jam ajo linja rozë. Përveç anës komike që nuk kam shumë, unë kam partnere vetëm Sarën në film, ndërsa me të tjerët kam një prekje të vogël. Jemi kënaqur, kemi punuar fort. Shpresoj të dalë një rezultat goxha i mirë për ne dhe për t’u shfaqur mirë tek publiku.

Ndërkohë, Eni ka zbuluar dhe një sekret lidhur me provat për kastin. Ai u shpreh se në fakt për rolin e Roerdit, pra Kleidit, ka bërë dhe ai audicion. Ndërsa po ashtu, dhe Dea Mishel ishte menduar për në vend të Sarës. Por duket se më pas ndryshuan duke marrë parasysh dhe karakterin e këtyre dy personazheve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE