Edhe foshnjat komunikojnë me mënyrat e tyre, si duhet t’i interpretojnë prindërit!

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe foshnjat komunikojnë me mënyrat e tyre, si duhet t’i interpretojnë prindërit!

Foshnjat nuk mund të flasin, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të komunikojnë. Çdo foshnjë përdor të ashtuquajturën gjuhë të shenjave, megjithëse shumica e këtyre shenjave nuk kanë asnjë kuptim për të rriturit.

Nëpërmjet shprehjes së emocioneve fëmija realizon komunikimin e parë, përcjell një sërë ndjenjash duke ndryshuar shprehjet e fytyrës. Ai gjithashtu komunikon me vështrimin e tij, i cili në fakt hap ciklin e komunikimit. Foshnja përdor të gjithë trupin për të komunikuar kërkesat dhe mesazhet e tij për të arritur qëllimin.

Fërkimi i syve: Fëmija është i përgjumur dhe duhet të shtrihet në shtrat.

Godet kokën ose i tërheq flokët: Kjo shenjë tregon qartë se diçka po e shqetëson. Mund të jetë ndonjë problem i brendshëm, si një dhimbje koke, ose ndonjë faktor i jashtëm, për shembull, një mizë që fluturon rreth saj.

Prekja e stomakut: Kjo tregon dhimbje në stomak. Më shpesh, është një dhimbje që shfaqet tek fëmijët më të vegjël se një vjeç.

Komunikimi: Pothuajse të gjitha foshnjat mësojnë instinktivisht shenjat e komunikimit. Ata do të ngrenë vazhdimisht pëllëmbët e tyre dhe do të mbyllin gishtat për të thirrur dikë./

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE