Putin: Sulmet në Ukrainë, kundërpërgjigje për aktet terroriste të Ukrainës!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Putin: Sulmet në Ukrainë, kundërpërgjigje për aktet terroriste të Ukrainës!

Në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se “sulmet në Ukrainë ishin kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Kievit”, që i cilësoi “terroriste”, përfshirë edhe sulmin gjatë fundjavës në urën që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë, me tre viktima. Në një takim virtual me anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, shefi i Kremlinit u shpreh se “ushtria ruse sulmoi nga ajri, deti dhe toka, duke shënjestruar objekte kyçe të energjisë e të ushtrisë ukrainase”.

Por, sulmet në qytetet e mëdha ukrainase goditën ndërtesat e infrastrukturës dhe zonat e banuara. Rostyslav Smirnov, këshilltar i Ministrisë së Brendshme ukrainase, tha se të paktën tetë persona u vranë dhe 24 u plagosën vetëm në Kiev, qytet që u godit nga një valë shpërthimesh, për të parën herë në muajt e fundit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se me qëllim, Rusia planifikoi sulmet ndaj Ukrainës, për të shkaktuar sa më shumë viktima civile. Po ashtu, sipas tij, “Moska ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë së vendit, duke përdorur edhe dronë të prodhimit iranian”.

Ky mëngjes ishte i vështirë. Ne po përballemi me terroristë. Dhjetëra raketa dhe dronë iranianë… Ata kanë dy shënjestra. Ndërtesat e energjisë në mbarë vendin… Ata duan panik e kaos, duan ta shkatërrojnë sistemin tonë të energjisë. Shënjestra e dytë janë njerëzit. Kjo kohë dhe këto objektiva janë zgjedhur për të shkaktuar sa më shumë dëme që është e mundur.

Mediat ukrainase po ashtu raportuan për shpërthime edhe në Dnipro, Lviv e Ternopil. Ndërkohë, 75 raketa të Rusisë u hodhën në kryeqytetin Kiev. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se do të hakmerret për këto sulme. Në një postim në Facebook, ky dikaster shkruan:

Armiku do të ndëshkohet për dhimbjen dhe vdekjen që ka sjellë në tokën tonë. Ne do të hakmerremi!

Më herët gjatë ditës, Moldavia konfirmoi se kaluan përmes territorit të saj raketat ruse që sot goditën Ukrainën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50315 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE