Horoskopi sot: 3 tetor 2023

vovalbania October 03, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi sot: 29 shtator

Dashi – Ata që kanë një lidhje do të tregohen shumë kërkues me personin që kanë në krah. Kjo do krijojë shumë probleme. Situata financiare do të fillojë të përmirësohet nëse menaxhoni me maturi të ardhurat.

Demi – Mos u përqëndroni tek disa të meta shumë të vogla të partnerit/es sepse askush nuk është perfekt. Në planin financiar situata do të jetë e stabilizuar.

Binjakët – Kushtojini më tepër vëmendje pertnerit/es sepse po e latë pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë shpejt. Financat nuk do jenë të qëndrueshme, kështu që kujdes me shpenzimet.

Gaforrja – Nëse jeni në një lidhje dita e sotme nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Do e kritikoni gjatë gjithë kohës njeri-tjetrin dhe do debatoni shpesh. Në planin financiar nuk priten vështirësi.

Luani – Tregohuni sa më të matur sot përkundrejt partnerit/es tuaj sepse nuk do jetë në humor dhe nga momenti në moment mund të lindin debate. Në planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën.

Virgjëresha – Do jeni më të hapur dhe më të disponueshëm ndaj partnerit/es gjatë kësaj dite. Marrëdhënia në çift nuk do ketë asgjë për çfarë të shqetësoheni. Në planin financiar do bëni çmos që ta stabilizoni situatën.

Peshorja – Tre do jenë planetët kryesorë që do e bëjnë jetën tuaj edhe më harmonike sesa ka qenë. Do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit/es dhe do dëshironi të qëndroni gjithë kohës në krahët e tij. Në planin financiar mund të përballeni me probleme.

Akrepi – Yjet do ju mundësojnë një ditë shumë të bukur sot. Që në orët e para do i sqaroni me qetësi mosmarrëveshjet dhe më pas do filloni një etapë të re akoma më të bukur se kjo që keni kaluar deri më sot. Financat nuk do të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Shigjetari – Pasioni do të shtohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe momentet që do kaloni me partnerin/en do jenë të zjarrta. Në këtë mënyrë do i harroni edhe disa debate që keni pasur dikur. Në planin financiar mund të keni probleme.

Bricjapi – Jeta në çift do të jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Beqarët që presin me padurim ndryshime, sot do të ndihen për mrekulli. Në planin financiar duhet të vendosni një ekuilibër.

Ujori – Ditë goxha e trazuar kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Marsi do ju bëjë më kokëfortë dhe nuk do pranoni të hapni rrugë. Në planin financiar do të keni fat.

Peshqit – Nëse nuk doni që debatet dhe mosmarrëveshjet të bëhen pjesë e jetës suaj mundohuni të tregoheni sa më bashkëpunues dhe të kuptueshëm me partnerin/en. Në aspektin financiar do të fillojë një periudhë mjaft delikate, prandaj bëni kujdes.

/tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE