Spikerja e lajmeve në televizionin gjerman bëhet virale, e kapin të qeshurat në transmetim live!

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Spikerja e lajmeve në televizionin gjerman bëhet virale, e kapin të qeshurat në transmetim live!

Spikeren e njohur gjermane në kanalin ARD Susanna Daubner, e cila drejton lajmet prej 24 vitesh, e ka kasur e qeshura gjatë transmetimit live. Kolegët e njoftuan nga studio tjetër dhe ajo duhej të lexonte lajmet për samitin e kancelarit gjerman Scholz, por nuk ia doli dot.

Shpërthimi i lezetshëm i të qeshurave ka zgjatur për një minutë të tërë dhe, duke gjykuar nga reagimet, ka kënaqur edhe shumë përdorues të rrjeteve sociale. Më pas, Susana u përpoq t’i shpjegonte gazetës Bild se çfarë ndodhi, duke thënë se shkas për të qeshurën ishte pikërisht një kolege e cila foli me gëzim, pas një diskutimi për rregullat e regbit. Megjithatë, ajo theksoi se shumë shikues e kanë kontaktuar për ta falënderuar që “ua ka bërë ditën më të lezetshme me të qeshurat e saj”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49852 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE