Joana Duro mbetet në burg, GJKKO rrëzon ankimimin e ish-sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Joana Duro mbetet në burg, GJKKO rrëzon ankimimin e ish-sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë

Ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro do të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme rrëzoi ankimimin e saj.

Joana Duro ankimoi në GJKKO vendimin e Apelit, që në muajin qershor vendosi ta lerë të arrest me burg, nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Ish-sekretarja dhe punonjësja e Ministrisë së Shëndetësisë Laureta Shteto, e arrestuar për të njëjtën vepër panel, kanë mohuar akuzat ndaj tyre dhe kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se në zarfin që morën kishte para.

Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani.

Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga Laureta Shteto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.

Pas arrestimit të tyre, SPAK arrestoi edhe administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons” të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE