Jori Delli ironizon të dashurit të saj Fred De Palma për veshjen e tij!

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jori Delli ironizon të dashurit të saj Fred De Palma për veshjen e tij!

Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.

E tashmë që  kanë vendosur që ta bëjnë publike lidhjen e tyre duket se Jori dhe partneri i saj, Fred De Palma nuk e kanë problem të postojnë foto dhe video me njëri-tjetrin. E vetëm pak më parë Jori ka postuar një video të të dashurit të saj, ku ka komentuar veshjen e tij në mënyrë tallëse. Kjo pasi modeli i bluzes së tij ishte me të grisura dhe Jori ka shkruar:

Ti blej disa rroba se i ka të grisura… gjynah

Me anë të disa postimeve duket se Jori dhe Fred kanë shkuar me pushime, vend të cilin nuk e kanë zbuluar ende. Në postimin e fundit Jori shfaqet duke bërë një tatuazh në qafën e të dashurit të saj, që duket të jetë shkronja e parë e emrit të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE