Lajm i fundit/Udhëhoqi sulmin në veri të Kosovës, Serbia arreston Milan Radoiçiç

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë!

Udhëheqësi i sulmeve në veri, Milan Radoiçiç është vënë në pranga nga policia e Serbisë për 48 orë. Lajmi u bë i ditur nga media serbe b92 ku citohet vendimi i Ministrisë së Brendshme të Serbisë lidhur me arrestimin e nënkryetarit të Listës Serbe.

“Më 3 tetor 2023, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet tjera të Milan Radoiçiçit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë”, njofton MPB.

Edhe mediat kosovare shkruajnë se Milan Radojçiç, organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, është ndaluar .

“Milan Radoiçiqit është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë Ministria e Brendshme e Serbisë, sipas mediave të Kosovës.

Radojçiç ka marrë përsipër sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi. Kosova ndërkohë, ende nuk ka kërkuar ekstradimin e tij.

Lajmi do të përditësohet…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE