Pak pasi i dha fund fejesës, miliarderi Rupert Murdoch gjen dashurinë e re!

vovalbania August 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pak pasi i dha fund fejesës, miliarderi Rupert Murdoch gjen dashurinë e re!

Ndonëse 92-vjeç, pas katër martesave të dështuara dhe një të anuluar, miliarderi Rupert Murdoch duket se ka gjetur dashurinë e re. Mediave rozë nuk u kanë shpëtuar fotot më të fundit teksa manjati është duke kaluar disa ditë pushime në një jahte me studiuesen 66-vjeçare Elena Zhukova.

Sipas thashethemeve të raportuara nga portali amerikan “Drudge Report” Murdoch tashmë ka një lidhje të re. Prillin e kaluar, miliarderi njoftoi martesën e tij të pestë me ish-zyrtaren e policisë Anne Leslie Smith. Dasma duhej të kremtohej në fund të verës dhe historinë e dashurisë e kishte cilësuar si dhuratë nga zoti.

Mirëpo, menjëherë pas fejesës, çifti anuloi gjithçka. Sipas raportimeve, Murdoch e kishte prishur marrëdhënien për shkak të opinioneve dhe pikëpamjeve shumë ungjillore të gruas. Ndërkaq, pasuria totale e Rupert arrin në 17 miliardë dollarë, sipas revistës amerikane Forbes. Miliarderi australian është martuar gjithsej katër herë dhe ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE