Ylli i “Queen’s Gambit” Anya Taylor-Joy martohet me muzikantin Malcolm McRae!

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i “Queen’s Gambit” Anya Taylor-Joy martohet me muzikantin Malcolm McRae!

Ylli i “Queen’s Gambit”, Anya Taylor-Joy është martuar së fundmi me muzikantin Malcolm McRae në një ceremoni luksoze të mbajtur në Venecia. Aktorja 27-vjeçare e cila gjithashtu ka luajtur në dramat “Peaky Blinders” dhe “Last Night In Soho”, u martua para 150 të ftuarve.

Rikujtojmë se dyshja janë në një lidhje që nga maji i vitit 2021. Anya ka folur rrallë për marrëdhënien e saj me Malcolmin, që kur ata filluan të takoheshin, pasi u panë së bashku në New York. Çifti kanë arritur të mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme pavarësisht se jetojnë në anët e kundërta të Atlantikut. Anya jeton në Londër ndërsa Malcolmi, i cili gjithashtu aktron jeton në SHBA.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE