Çfarë ndodh në SHBA pas shkarkimit të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy?

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodh në SHBA pas shkarkimit të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy?

Me shkarkimin e kryetarit Kevin McCarthy, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara po hyn në një territor të panjohur. Mocioni për shkarkimin që u ndërmor nga ligjvënësi republikan i së djathtës së skajshme, Matt Gaetz, u miratua me votën e tetë republikanëve dhe të gjithë demokratëve të pranishëm.

Votimi e bëri McCarthy-n kryetarin e parë të Dhomës së Përfaqësuesve në historinë e Shteteve të Bashkuara që shkarkohet, një humbje e hidhur që vjen pas më pak se nëntë muajsh në detyrë. McCarthy deklaroi se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe për momentin nuk është e qartë se kush mund ta pasojë. Çfarë mund të ndodhë më pas?

KUSH E KRYESON DHOMËN E PËRFAQËSUESVE AKTUALISHT?

Menjëherë pas votimit, ligjvënësi republikan Patrick McHenry, aleat i ngushtë i McCarthy-t u emërua si kryetar i përkohshëm i Dhomës. Megjithëse McHenry mund të shërbejë në këtë rol për një kohë të pacaktuar, ai nuk ka kompetencat e plota të një kryetari të zgjedhur, por vetëm ato që konsiderohen si “të nevojshme e të përshtatshme”.

ÇFARË NDODH MË PAS?

Detyra e parë në rendin e ditës për McHenry-n do të jetë mbajtja e zgjedhjeve për një kryetar të ri. Deri tani, është e paqartë se cilin do të propozojnë republikanët e Dhomës për postin e kryetarit e që ka rëndësi në hierarkinë politike. Disa ligjvënës do të donin të propozonin përsëri Kevin McCarthy-n për postin. Por, ky i fundit e bëri të qartë se nuk synonte të kandidonte përsëri për këtë rol.

Republikanët po diskutojnë emra të tjerë që mund të sjellin konsensus, si Steve Scalise ose Tom Emmer. Republikanët do të propozojnë kandidatin e tyre për postin e kryetarit dhe më pas Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për të. Në janar, u deshën 15 raunde votimi për të zgjedhur Kevin McCarthy-n.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE