“Është shumë kreative…”/Argjira Spanca zbulon se kush është influencerja shqiptare që është e suksesshme në këtë fushë!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është shumë kreative…”/Argjira Spanca zbulon se kush është influencerja shqiptare që është e suksesshme në këtë fushë!

Të ftuara mbrëmjen e sotme në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Argjira Spanca dhe Dea Mishel Hoxha. Të dyja vajzat bukuroshe kanë dhënë më shumë detaje jo vetëm nga karriera dhe jeta e tyre personale por edhe për projektin e ri mjaft të veçantë që i ka bërë bashkë, emisioni “Influencer” në E diell.

Sipas Argjirës dhe Deas duke qenë se tani në rrjetet tona sociale shikojmë çdo ditë edhe influencerat, sipas tyre kush ka më shumë influencë dhe kush është më i suksesshëm sa i përket influencës?

Argjira: Mendoj që tani është bërë një lloj mix-i. E di pse e them këtë sepse nëse flasim për bloger ose për thjeshtë personazhe Instagram-i është tjetër gjë dhe tani influencë po kanë edhe artistët, këngëtarët dhe moderatorët jo vetëm perosnazhet e Instagrami-t. Mendoj që një person që ka shumë influencë në atë çfarë bën është Sarah Berisha. E ndjek edhe unë me qejf sepse Sara është shumë kreative. Zgjohet çdo ditë vishet bën ato kombinimet e lezetshme. E shikoj që kur ka influencë tek unë besoj që ka edhe tek të tjerët shumë. 

Jonida: Po për ty Dea?

Dea: Jori dhe Olta sepse i kam shoqe. 

Sa i përket emisionit ku të dyja vajzat po punojnë “Influencer” cili është qëllimi i tyre i përbashkët?

Dea: Ne duam që të përfaqësojmë një rini që është shumë kreative dhe shumë punëtore, ta nxjerrim në sipërfaqje edhe pse jo konkurrentët tanë të jenë frymëzim për ata që duan të ndjekin rrugën e tyre. 

Argjira: Mbi të gjitha mendoj që jemi lodhur pak nga televizioni i shpejtë, drama me gjëra dhe duam pak më soft dhe të nxjerrim anën kreative të rinisë shqiptare. Një gjë e kam kuptuar nga të gjithë emisionet që kam pasur me shumicën prej tyre me konkurrentë, është që të gjitha shërbejnë si një trampolinë dhe të gjithë ata kalojnë diku. 

Dea: Nëse ke mendësinë e duhur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49492 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE