Ftesa në Kombëtaren Shqiptare dhe kualifikimi në Europian, Jasir Asani: “Jam njeriu më i lumtur në botë…”

vovalbania November 23, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ftesa në Kombëtaren Shqiptare dhe kualifikimi në Europian, Jasir Asani: “Jam njeriu më i lumtur në botë…”

Jasir Asani ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Wake Up”, ku ka treguar se si u bë pjesë e Kombëtares dhe emocionet që ka përjetuar në ndeshjet e fundit për t’u futur në Euro 2024. Që nga 14 qershori Shqipëria do përfaqësohet në fazën finale të Europianit, një destinacion i ëndërruar dhe për qindra mijëra tifozë shqiptarë.

Jasir Asani për ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe shprehet se nuk e priste askush që do dilnin 0-0, por është i lumtur që arritën të hynin në Europian. Asani për këtë arritje ia lë meritën trajnerit të Kombëtares, brazilianit Sylvinho, ku sipas tij ai ka sjellë një frymë të re në skuadër dhe është një motiv për të gjithë lojtarët.

Nuk e paramendoi kush se do dilnim 0-0. Jam njeriu më i lumtur sepse me 7-8 ndeshje kam shkuar në Europian. Është merita e Sylvinhos, ka sjellë një frymë aq të mirë që s’e kisha parë asnjëherë, e ka bashkuar stafin, çdo gjë e ka bërë një grup. E kam pritur ftesën për të luajtur me Kombëtaren që në 2017, që kur isha tek Partizanti. 7-8 vite kam pritur. Një ditë që do nisesha për në Rumani më telefonuan dhe u nisa direkt për në Shqipëri. Unë njoh shumë lojtarë dhe më pyesin për emocionet që të jep Kombëtarja, nuk mund ta përshkruaj që kur fillon ndeshja, nxehja.

Asani ka vendosur plisin në kokë pasi bëri golin e parë ndaj Çekisë, duke rrëfyer emocionet e këtij momenti ai shprehet:

Ndeshja ishte shumë e vështirë dhe kur erdhi momenti që mora topin, e dëgjova nga tifozët “gjuaj, gjuaj”, mua mishi kokrra.

UEFA ka zgjedhur si golin më të bukur, golin e Jasir Asanit në duelin ndaj Moldavisë, ku Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0. I pyetur për këtë arritje, Asani shprehet:

Unë jam i lumtur sepse kur bën gol me Kombëtaren e sheh e gjithë bota, me ekipin të shohin disa shtete, është emocion ndryshe kur shënon gol me Kombëtaren.

I pyetur se si ndihet që më 14 Qershor do jetë në Gjermani, Asani shprehet:

Kemi qenë me këmbë në tokë të gjithë, kemi pritur të gjithë për të shkuar në Gjermani. Emocionet nuk mund t’i menaxhosh, ndeshja me Moldavinë ishte emocion i madh. Skuadra ishte e mirë, ne e kemi pasur në Air Albania që deri në minutën e 60-të ishte zor të shënoje gol.

Asani tregon se në grup do donte të na binte Gjermania, do të donte një grup të fortë që t’i tregonte botës një Kombëtare plot surpriza.

Gjermaninë do doja. Unë e kam thënë që me këtë grup që kemi besoj se na bie një grup i fortë që t’i tregojmë botës se kush jemi, t’i tregojmë botës që kjo Kombëtare ishte plot surpriza.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49620 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE