Kuvendi, seancë të posaçme plenare më 12 tetor për sulmin në veri të Kosovës!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuvendi, seancë të posaçme plenare më 12 tetor për sulmin në veri të Kosovës!

Në mbledhjen e sotme, Konferenca e Kryetarëve vendosi që më 12 tetor, Kuvendi të mbajë seancë të posaçme për sulmin e ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës e ku grupe të armatosura serbësh vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

Seanca planifikohet të zgjasë 5 orë dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste propozoi një draftrezolutë ku sulmi në veri të Kosovës cilësohet “akt terrorist”. Nga Serbia kërkohet të heqë dorë nga qëndrimet e veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Republikës së Kosovës, të hapë një hetim serioz e transparent ndaj tërë organizmave dhe shkaktarëve të operacioneve ushtarake terroriste kundër Republikës së Kosovës e të dorëzojë kriminelët.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka propozuar një rezolutë ku theksohet e nevojshme që Kuvendi i Shqipërisë t’i bashkohet qëndrimit të atij të Kosovës, duke miratuar një rezolutë të njëjtë e unifikuar qëndrimin mes dy shteteve.

Konferenca e Kryetarëve ende nuk ka arritur konsensus nëse do dalë në seancë plenare me një projektrezolutë të vetme. Ndërkohë, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama për deklaratat e tij që “KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës”.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç u zotua për të hetuar të gjitha rrethanat e asaj që ndodhi më 24 shtator në Banjskë e që për Prishtinën është “sulm terrorist”. Në një tjetër zhvillim, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Por, vuri në dukje se në fund, kjo çështje është në duart e Bashkimit Europian, si ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fund, kjo çështje do t’i përkasë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Por, nëse Kosova dëshiron të konsultohet me ne ose të tjerët se si të çojë diçka përpara në mënyrë më të mirë, ne jemi të gatshëm ta këshillojmë.

Ky është reagimi i parë i ambasadorit Hovenier për këtë çështje, pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani se draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kosova duhet ta përgatisë bashkë me Shtetet e Bashkuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48679 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE