Mos i humbisni yjet e filmit në tapetin e kuq, hyrja e lirë për të gjithë!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos i humbisni yjet e filmit në tapetin e kuq, hyrja e lirë për të gjithë!

Data e premierës së “Në kuadër të dashurisë” po afron. Ashtu siç e keni mësuar tashmë, më 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve do të organizohet premiera e filmit aq shumë të komentuar për gjatë muajve të fundit.

Për të gjithë ata që mezi e kanë pritur këtë moment, kemi një lajm të mirë për ju. Tani do të keni mundësi që të jenë më afër se kurrë më parë me yjet e “Në kuadër të dashurisë”.

Në datën 9 tetor në Pallatin e Kongeseve, publiku do të ketë mundësinë të shohë për herë të parë filmin së bashku me protagonistët e tij në sallë duke blerë biletën. Por jo vetëm kaq, për ata që duan të takojnë yjet e filmit, hyrja në tapetin e kuq do të jetë falas. Një mundësi për të mos u humbur për ju që doni të bëni foto me ta apo që të japin autografe.

Por kujdes: Hyrja është e lirë vetëm për në tapetin e kuq. Për ata që duan ta shohin filmin në sallë, blini biletat tuaja në films.top-channel.tv

Mos e humbisni!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49276 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE