Nobeli për Kiminë iu shkon tre shkencëtarëve për zbulimin e kristaleve të ekraneve televizive!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nobeli për Kiminë iu shkon tre shkencëtarëve për zbulimin e kristaleve të ekraneve televizive!

Këtë vit, Çmimi Nobel për Kiminë u ka shkuar tre shkencëtarëve për punën e kryer në krijimin e atyre që njihen si pika kuantike. Këto kristale të vogla, njerëzit i kanë parë në televizionet e tyre QLED, kur nanopjesët krijojnë ngjyra.

Ato përdoren edhe në imazhet mjekësore për të udhëzuar kirurgët, e po ashtu në shënjestrimin më të mirë të ilaçeve për trajtimin e llojeve të kancerit e në panele solare. Fituesit Moungi G. Bawendi, Louis E. Brus dhe Alexei I.Ekimov do të ndajnë shumën prej 994 mijë eurosh.

Emrat e tyre janë publikuar aksidentalisht në një komunikatë për media të Akademisë Suedeze të Shkencave, pak para se të bëhej njoftimi zyrtar. Pas këtij incidenti, një zyrtar u shfajësua e shprehur keqardhje kur tha:

Kjo është shumë fatkeqësi! Neve na vjen shumë keq për atë që ka ndodhur!

Pikat kuantike janë jashtëzakonisht të vogla, vetëm disa të miliontat e një milimetri në gjerësi. Madhësia e tyre e përcakton ngjyrën kur ato bien në kontakt me dritën e më pas emetohet energji.

Pika më të vogla janë blu, ato më të mëdhatë janë të verdha e po ashtu kuqe.

“Për një kohë të gjatë, askush nuk e ka menduar se mund të krijohen pika kaq të vogla, por fituesit e këtij viti kanë arritur”, – u shpreh mes tjerash Akademia në Suedi.

Që të tre shkencëtarët e vlerësuar me Nobel jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51664 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE