Organizojnë ceremoninë e dasmës dhe largohen pa paguar faturën prej 8800 eurosh, çifti paditet nga pronari i restorantit!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Organizojnë ceremoninë e dasmës dhe largohen pa paguar faturën prej 8800 eurosh, çifti paditet nga pronari i restorantit!

Një çift që kishte vendosur të bënte ceremoninë e martesës në Itali me 80 të ftuar është larguar nga restoranti që i kishte organizuar banketin pa paguar faturën prej 8800 eurosh. Nusja 25 vjeçare dhe dhëndri 40 vjeç vendosën që të celebronin dashurinë e tyre në Frosinone, në juglindje të Romës. Restoranti kishte organizuar një banket për 80 të ftuar por kur pronari Enzo Fabrizi shkoi për t’i dërguar faturën e shpenzimeve kuptoi që çifti ishte larguar nga qyteti.

Pronari ka bërë denoncimin në polici, e cila është vënë në ndjekje të çiftit. Nusja dhe dhëndri, së bashku me prindërit e dhëndrit, kishin vizituar restorantin “La Rotonda” shtatë muaj para ditës së madhe. Ata kishin paguar paradhënie 3,300 euro dhe ranë dakord të paguanin faturën përfundimtare e cila arriti në 8,800 euro pas dasmës.

Pronari, Enzo Fabrizi, priti që dhëndri të shfaqej në lokal deri në orët e vona të mbrëmjes, madje u përpoq ta telefononte por nuk mori përgjigje. Pasi nuk kontaktoi dot me prindërit e dhëndrit, ai telefonoi policinë lokale, e cila mundi të gjurmonte lëvizjet e çiftit pas dasmës. Sipas policisë çifti kishte udhëtuar me makinë për në Romë dhe kishte fluturuar në Frankfurt, Gjermani menjëherë pas festës.

“Kjo nuk më ka ndodhur kurrë në shumë vite biznes, më së shumti dikush ka paguar më vonë, por kurrë që bashkëshortët të zhdukeshin pa paguar faturën e banketit të dasmës”,-i tha pronari Enzo Fabrizi gazetës Corriere Della Sera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49822 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE