Për të gjithë mediat që duan të jenë në premierën e “Në kuadër të dashurisë”, tani mundeni!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për të gjithë mediat që duan të jenë në premierën e “Në kuadër të dashurisë”, tani mundeni!

Edhe pak ditë na ndajnë nga premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë” në Pallatin e Kongreseve. Data 9 Tetor shënon një ditë të rëndësishme për të gjithë stafin dhe aktorët e filmit.

Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh kanë punuar fort për të sjellë më të mirën tek publiku. Dhe jemi krenarë që t’ju prezantojmë me projektin e parë filmik të Top Channel Films.

Një natë e mbushur plot surpriza dhe emocione. Përveç publikut dhe dashamirësit që mezi e kanë pritur këtë projekt kinematografik, tani në premierën e madhe të datës 9 Tetor, do të jenë të pranishme dhe mediat.

Për të gjithë gazetarët, fotografët dhe punonjësit e medias, mjafton të shkruani një e-mail me emrin dhe mbiemrin tuaj, kartën e identitetit, subjektin që ju përfaqësoni, një letër që vërteton që punoni aty dhe një numër kontakti, në adresën [email protected].

Thirrja është e vlefshme deri ditën e diel në orën 12:00, në mesditë. Ju mirëpresim!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50171 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE