“Po t’a dinte publiku ç’ndodh në prapaskenë, nuk do shihte më TV”- Dojna Mema flet për largimin nga Top Channel

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Po t’a dinte publiku ç’ndodh në prapaskenë, nuk do shihte më TV”- Dojna Mema flet për largimin nga Top Channel

Pak ditë më parë Dojna Mema foli për largimin nga shtëpia mediatike ku punoi për plot 10 vite, Top Channel, për të cilën u shpreh se ndarja nuk erdhi në mënyrën më të mirë.

Tashmë moderatorja është pjesë e show-t satiriko-investigativ, “Piranjat”, krah aktorit të humorit Florian Binaj.

Teksa ishte e ftuar në një intervistë për “Natën me Aulonën”, Dojna zgjodhi sërish mos flasë shumë për largimin nga TCH për shkak të mirënjohjes dhe respektin që ka ndaj tyre.

Mirëpo, moderatorja shtoi se nëse publiku do të dinte se çfarë ndodhte në prapaskenë, mbase nuk do të donte të shihte më televizior.

“Ka shumë për të thënë [për largimin nga Top Media], por unë do të zgjedh që të mos them shumë, për dy arsye. Së pari, sepse jam njeri shumë mirënjohës nga natyra dhe ka qenë kompania që mua më dha dorën në një moment kur unë isha thjesht një vajzë që kishte dalë nga bankat e shkollës. Ata kanë besuar tek unë dhe panë talentin tek unë në një moment që unë isha thjesht studente. Së dyti, unë kam investuar shumë kohë në atë institucion dhe për respekt të kohës që kam kaluar aty brenda, do të zgjedh të mos flas.” 

“Nuk të gënjej dot dhe të them që jemi ndarë në kushtet më të mira, ashtu siç unë do të doja të ishte, me një shtrëngim dore, sepse nuk ka asgjë të keqe; janë disa cikle që për disa arsye nga më të ndryshmet, mund të mbyllen. Nuk ka ndodhur ashtu, por megjithatë jeta vazhdon.”

“Unë kur kthej sytë mbrapa, jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e asaj kompanie dhe që realisht kam bërë me shumë përkushtim dhe shumë dashuri gjithçka që kam bërë aty brenda. Jo vetëm kaq, por është kthyer në shtëpinë time të parë, jo të dytë, sepse unë rrija më shumë atje sesa në shtëpinë time reale,” u shpreh Dojna.

“Janë disa gjëra që unë do të doja t’i qëndronin prapaskenës, sepse mendoj që publiku po të dinte se ç’ndodhte në prapaskenë, nuk jam shumë e bindur nëse do të donte të shikonte televizor akoma,” përfundoi ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49460 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE